Luis Figo sfidon Blaterin për president: T’i ndryshojmë imazhin FIFA-s

Share Button

Luis-Figo-Sep-Blater

AlbanianSport.com 29.01.2015 19:15

ASNN – Portugezi Luis Figo ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i FIFA-s, me vendosmërinë për të ndryshuar një organizatë, që ai e përshkruan si shpesh të lidhur me “skandale”. Ish-ylli i Realit të Madridit dhe Barcelonës e bëri të ditur gjatë së mërkurës synimin e tij për të garuar kundër Sep Blaterit në një intervistë për CNN. 42-vjeçari është i njohur në mbarë botën për karrierën 20-vjeçare si futbollist, ndërkohë që mund të konsiderohet edhe si kërcënimi më serioz ndaj “pushtimit” që Blateri i ka bërë trupës më të lartë qeverisëse të futbollit.

Figo është shpallur dy herë “Lojtari më i Mirë i Vitit”, teksa ka luajtur me Portugalinë në 127 ndeshje zyrtare, përfshi Botërorin 2002 dhe 2006, ashtu sikurse dhe në tre kampionate evropiane. “Jam kujdesur shumë për futbollin, ndaj ajo që synoj unë është t’i ndryshoj imazhin FIFA-s, jo vetëm atë aktualin, por edhe atë që ka pasur përgjatë viteve të kaluara. Nuk më pëlqen aspak imazhi i saj, – tha ai për korrespondentin e CNN-it në Madrid. – Nëse kërkoni në internet me termin FIFA, fjala e parë që do ta shoqërojë atë është “skandali”. Asnjë fjalë pozitive.”

“Është pikërisht kjo që ne, të gjithë së bashku, duhet të ndryshojmë fillimisht dhe të përpiqemi të përmirësojmë imazhin e FIFA-s, – ka vijuar portugezi. – Futbolli meriton më shumë sesa kaq. Kam folur me shumë njerëz të rëndësishëm në futboll; lojtarë, trajnerë, presidentë federatash; dhe të gjithë ata mendojnë se diçka duhet bërë. Por për të ndryshuar imazhin e FIFA-s duhet ndryshuar mënyra e drejtimit, qeverisja e futbollit, duhet më shumë transparencë dhe solidaritet. Ndaj mendoj se ka ardhur momenti për këtë gjë.”

Figo u bashkohet në këtë garë ish-yllit të Paris SG, David Zhinola, kandidatit të pavarur Zherom Shampanjë, zëvendëspresidentit të Konfederatës Aziatike të Futbollit, Princit Ali, dhe kreut të Federatës Holandeze, Majkëll van Praag; të gjithë me synimin për të zbritur nga froni Sep Blaterin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh