AlbanianSport.com 29.01.2015 15:55
ASNN – Hajvalia e Prishtinës, skuadra kosovare e cila është duke u stërvitur në Durrës, dje ka luajtur miqësoren e saj të katërt. Ka qenë përballë kryesuesve të grupit të Jugut në Kategorinë e Parë, Lushnjës, ndërsa ka fituar 2-0 me golat e Zabërgjës e Guraziut.
Përtej kësaj, teksa prej dy ditësh verdhejeshilët e Artan Banos nuk kishin dalë në stërvitje duke protestuar për pagat e prapambetura, Bashkia e Lushnjës ka garantuar në zgjidhjen e problemit.
Sepse sipas tyre, por dhe sipas faqes në “Facebook”, KF Lushnja, ka pasur probleme burokratike. Dhe për rrjedhojë, sot apo nesër lojtarët verdhejeshil do t’i marrin paratë e tyre. Por dje për shkak të këtyre problemeve janë mundur nga Hajvalia.