Gjergj Vyshka 29.01.2015 12:35
Federata Shqiptare e Taekuondosë në versionin World ka lajmëruar nëpërmjet faqes së saj në “Facebook” se është në prag të testimit të brezave të zi. Dhe kjo do të arrihet përmes një bashkëpunimi të Komisionit Teknik të Federatës Shqiptare të Taekuondosë me Mjeshtrin e Madh Kim Jong Ki, i cili është “8 dan”.
Për t’u njohur me ndryshimet që kanë ndodhur në rregulloret e taekuondosë në versionin WTF, apo dhe me mënyrën e konkurrimit të “Pumpsave”, gjithashtu dhe për të korrigjuar ndonjë element teknik, Komisioni Teknik i kësaj Federate ka vënë në dispozicion dy seanca.
E këto seanca do të zhvillohen më 31 janar dhe 7 shkurt 2015 në ora 12:00 në Qendrën e Taekuondosë. Ndërkohë që, gjithnjë sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Taekuondosë, më 13 shkurt, po në Qendrën e Taekuondosë, Kim Jong Ki do të zhvillojë dhe një seancë përgatitore.
Sepse testimi final i brezave të zinj do të jetë më 21 shkurt 2015.