“Xhela”, në celuloid, ikona e volejbollit shqiptar & Dinamos, Vangjel Koja

Share Button

Vangjel-Koja-ceremonia

Gjergj Vyshka 28.01.2015 15:15

“Xhela” – Vangjel Koja. Ky ka qenë titulli i dokumentarit për ikonën e volejbollit shqiptar të meshkujve dhe të Dinamos, një legjendë e gjallë, që ka ende për të dhënë për rrjetën shqiptare. E kjo mbi bazën e vlerësimit të atyre që kanë bashkëpunuar dhe bashkëjetuar në rrugën e gjatë të volejbollit të meshkujve të Dinamos. 23 tituj “kampion”, 17 Kupa të Shqipërisë, 18 herë pjesëmarrje në Kupat e Evropës dhe 2 herë deri në katërshen më të mirë të kontinentit.

Këto janë shifrat e një karriere të gjatë të Vangjel Kojës, që ka nisur që më 1958 e vazhdon dhe sot. Mbi bazën e këtyre të dhënave, Redi Mazi dhe Bledar Kuka kanë sjellë dokumentarin për këtë figurë të volejbollit shqiptar, që ka gjetur mbështetjen e Radio Televizionit Shqiptar Satelitor. E nën kamerat e Agim Kurit dhe Denald Grepckës dhe montazhin e Ilvis Çekut e miksazhin e Ervin Bardhit janë bërë të gjitha xhirimet për Kojën e madh të rrjetës shqiptare, kurse promovimi i dokumentarit është bërë në mjediset e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Figura e madhe e Vangjel Kojës ka mbledhur shumë vetë në promovimin e këtij dokumentari që nga Bejkush Birçe, Leonard Tase, Adrian Doçi, Bledar Doçi, Roland Tarja, Hasan Gurabardhi, Vasil Binga, Hazbi Kotoni, Njazi Lleshi, Qemal Shalësi, Ahmet Golemi, Et’hem Ibrahimi, Sokol Morina, Alket Islami. Jo vetëm kaq, por në të ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, apo dhe gazetari i vjetër sportiv Vladimir Grillo. Një dokumentar që nis më 1990, atëherë kur Vangjel Koja u largua drejt Italisë, ndërsa në Kastelana Grota do të krijonte ekipin e vajzave të moshës deri në 14 vjeç për të dalë “kampion”.

Vlerësimi i Federatës Evropiane të Volejbollit, sepse Dinamo kishte kohë që bënte bujë në Kupat e Kampioneve. Një sërë fitoresh me Virtus Bolonja, AS Kanë, Ekzacibashi Stamboll, Panathinaikos, Mlladost Zagreb, Vojvodina etj kanë mjaftuar që karriera e tij të merrte të tjera maja në Itali. Po cili ishte Vangjel Koja? Është ndër ata sportistë që ka luajtur volejboll e basketboll, por dhe atletikë, ndërsa do të dilte katër herë fitues në një veprimtari të vetme, në kërcim së larti, kërcim së gjati, vrapim dhe hedhje shtize.

Më 1958 do të niste krijimin e Dinamos, e cila shumë shpejt do të jepte rezultatet e veta, ndërsa për herë të parë do të dilte kampion më 1964 për të mos u ndalur më. Për të gjithë atë karrierë të vlefshme për volejbollit shqiptar figura e Vangjel Kojës ka ardhur mes rrëfimeve të Muhamet Përmetit, Petrit Shehut, Kreshnik Tartarit, Enis Terihatit, Hysen Domit, Ylli Tomorrit, Leonard Tases, Shaban Ukës, Adrian Doçit, Sokol Morinës, Ali Bushatit dhe Viktor Jubanit.

Por dhe të birit Orlando Kojës, i cili sot është trajner në Itali, apo dhe gazetarit Ahmet Shqarri, që do të sillte të gjalla pështypjet e ndeshjes së 4 dhjetorit 1983 me kampionët e Francës, AS Kanë, 3-1 për dinamovitët. Ka pasur epitete nga më të ndryshëm prej të intervistuarve; “Trajner lind nuk bëhesh…”, “Babai i volejbollit shqiptar”, “Legjenda e gjallë e volejbollit”, “Ikonë…”.

Dhe ajo ka bërë suksesin e Dinamos, jo vetëm në krijimin e brezave dhe marrjen e shumë trofeve, ishte fakti se lojtarët blu ishin të aftë në përgatitje fizike, teksa merreshin me basketboll, futboll, atletikë, mundje e deri në peshëngritje. “Unë sot jam 82 vjeç, por me këtë dokumentar më keni shtuar dhe dhjetë vjet të tjera. Dhe unë do të jem në shërbim të volejbollit shqiptar”, ka përfunduar Koja në mbarim të dokumentarit, ndërsa dhe sot është gjithnjë pranë rrjetës e parketit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

AlbanianSport.com 13/03/2024 19:20 ASNN – Ka ardhur si një rrufe në qiellin bardheblu, por vetëm

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh