Gjergj Vyshka 28.01.2015 13:55
Pas qitjes, një tjetër disiplinë sportive ka dhënë medalje ndërkombëtare për sportin shqiptarnë vitin 2015. Bëhet fjalë për dancin sportiv, ndërsa është marrë pjesë në një veprimtari ndërkombëtare në Selanik. Pikërisht Xhon Isufi dhe Matilda Giai Baudissard dhe Andrea Civita e Eleonora De Mitri kanë marrë medalje.
Çifti i parë ka zënë vendin e dytë në vallëzimin latin, ndërsa i dyti është renditur në vendin e tretë. Që do të thotë se në Shqipëri kanë ardhur me medalje argjendi dhe bronzi. Nëpërmjet faqes së facebookut të Federatës Shqiptare të Dancit Sportiv është bërë dhe vlerësimi për këtë aktivitet.
“Çiftet shqiptare shkëlqejnë përsëri duke rrëmbyer medaljen e argjendtë dhe të bronzit në turneun “Vergina Open 2015”. Si gjithmonë arritjet janë të mëdha, por puna bëhet edhe më e madhe. Ju urojmë suksese të gjithë sportistëve. Surpriza të tjera na presin”, – shkruhet në këtë faqe.