Gjergj Vyshka 27.01.2015 16:35
Federata Shqiptare e Bilardos ka lajmëruar se të shtunën në Qendrën Sportive të saj, e cila ndodhet në Rrugën e Dibrës në Tiranë, do të zhvillohet turneu mbarëkombëtar në disiplinën me nëntë gurë në lojën çifte.
Në të do të marrin pjesë Roland Xoxi-Marjus Zyla, Dorjan Maknori-Eklent Kaçi, Denio Gjinali-Denis Zaçe, Edlir Kurthysa-Eduard Zeqiri, Xhimi Belba-Kushtrim Prenga, Fogert Kallepi-Zamir Hodaj, Eduard Bregu-Xhuljo Marku, Ervis Kamani-Marjan Nikolli.
Dhe sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Bilardos, të paktën deri më 28 janar, pritet të regjistrohen dhe gjashtë çifte nga Kosova dhe Maqedonia si pjesëmarrëse në këtë aktivitet.
Përfundimisht mbarëkombëtari i bilardos është gati për të përplasur stekat.