AlbanianSport.com 27.09.2014 08:07
ASNN – Tifozët ballshiot e kanë cilësuar turp të madh që kjo ndeshje nuk luhet në “Adush Muça”. Lushnja e Artan Banos, në ndeshjen e javës së parë të Grupit të Jugut, e cila konsiderohet si më e vështira, duket se është me fat.
Sepse takimi me Bylisin në transfertë nuk do të luhet në “Adush Muça” të Ballshit, pas mosmarrjes përsipër nga forcat e rendit të qytetit naftëtar, por në Sarandë.
Mirëpo edhe sikur të ishte luajtur në Ballsh, lushnjarët e Banos, të vendosur për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, ishin të bindur se kudo që të luanin do të hynin në fushën e ndeshjes për fitore.
Përtej kësaj, tifozët ballshiotë e kanë quajtur një turp të madh që ndeshja hapëse e Bylisit ndaj Lushnjës në kampionat nuk luhet në Ballsh, por në Sarandë. Dhe këto janë çudira që ndodhin vetëm në Shqipëri.