Gjergj Vyshka 27.01.2015 08:35
Dokumentar për Vangjel Kojën, trajnerin që bëri historinë e volejbollit të Dinamos për meshkuj. Kjo ka qenë ideja e dy skenaristëve, Redi Mazi dhe Bledar Kuka, të cilët nën mbështetjen e Radio Televizionit Shqiptar Satelitor kanë realizuar këtë dokumentar, i cili do të promovohet sot në ora 18:00 në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Një legjendë e gjallë që ka se çfarë të tregojë, pa thënë që edhe lojtarët që ka stërvitur kanë se çfarë kujtojnë për Dinamon e madhe të volejbollit shqiptar të djemve. Dhe rikujtimi i figurave sportive, siç ka bërë rreth dy javë më parë Fatmir Mëneri me dokumentarin e tij për Ali Memën, është një ringjallje e sportit për të mos thënë nesër që ai po zhduket…