AlbanianSport.com 26.01.2015 15:55
ASNN – Turbina ka luajtur deri më tani dy ndeshje miqësore, të cilat i ka humbur, 0-3 me Elbasanin dhe 1-3 me Shkumbinin.
Dhe për një skuadër ndryshe, e cila duhet të jetë pretendente deri në fund për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, stafi i skuadrës cërrikase i përbërë nga Eli Belshi, Thoma Plaka, Nandi Xhelili dhe Ilir Kamami, janë duke menduar afrimin e lojtarëve cilësorë.
Sipas faqes në “Facebook”, Kategoria e Dytë, ata janë në bisedime për të afruar 3 lojtarë cilësor nga Kategoria e Parë, ndërsa bëhet fjalë për një sulmues cilësor, një mesfushor dhe një mbrojtës.
Dhe vetëm kështu Turbina mund të jetë e fortë për të pretenduar deri në fund ngjitjen në Kategorinë e Parë.