Gjergj Vyshka 26.01.2015 12:35
Të rinjtë e basketbollit shqiptar kanë luajtur javën e 9-të të Kampionatit të tyre. Atje ku bie në sy që Ardhmëria Basket e Afrim Bilalit në grupin A, apo dhe Virtus Tirana e Apolonia në grupin B jo vetëm që janë kryesuese, por dhe janë të papërballueshme nga të tjerët.
Ardhmëria dje ka fituar me 41 pikë diferencë ndaj Kamza Basket. Ndërkohë që Virtus Tirana ka mundur Elbasanin me 33 pikë diferencë, kurse Apolonia ka fituar me 14 pikë diferencë Real Basket. Sakaq vlen të përmendet fitorja e Teutës në derbin me Mjeshtërinë Sportive Durrës, apo dhe e Skënderbeut me Partizanin.
Ndërkohë në mungesë të Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, Vllaznia ka pranuar të luajë në Tiranë me Superiorin, që nuk ka falur. Dhe në fakt Superior Basket është vënë tashmë në ndjekje të Ardhmërisë, sepse me meritë është në vendin e dytë. Kjo ishte java e nëntë e të rinjve në basketboll.
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinjtë
Grupi A
Java e 9-të
(24-25 janar 2015)
Vllaznia – Superior Basket 50-72
Mjeshtëria Sportive Durrës – Teuta 36-67
Ardhmëria – Kamza Basket 82-41
Marsi Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Ardhmëria 8 8 0 661-292 16
- Superiori Basket 8 6 2 660-412 14
- Vllaznia 8 5 3 602-348 13
- Kamza Basket 8 4 4 442-470 12
- Marsi Basket 7 2 5 280-377 9
- Teuta 7 2 5 322-429 9
- Mjeshtëria Sportive Durrës 8 0 8 218-777 8
Grupi B
Java e 9-të
(25 janar 2015)
Virtus Tirana – Elbasani 84-51
Partizani – Skënderbeu 30-50
Apolonia – Real Basket 58-44
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Virtus Tirana 8 7 1 520-372 15
- Apolonia 8 6 2 406-338 15
- Tirana 7 6 1 471-335 13
- Elbasani 8 3 5 442-467 11
- Real Basket 8 2 6 440-506 10
- Skënderbeu 7 2 5 282-354 9
- Partizani 8 0 8 251-444 8