AlbanianSport.com 26.01.2015 11:55
ASNN – Ashtu sikurse dhe skuadrat e Kategorisë së Parë, edhe ekipet e së dytës, pavarësisht se faza e dytë e kampionatit nis më 22 shkurt, kanë nisur ndeshjet miqësore.
Një gjë të tillë e ka bërë dhe Orikumi, që dje është përballur me Hajvalinë, e cila gjendet në Shqipëri për të kryer periudhën përgatitore dimërore. Kosovarët me ish-lojtarë të Besës së Kajavës, të tillë si Dragusha, por dhe trajnerin Munishi, kanë fituar 4-0.
Dy prej golave të Hajvalisë janë realizuar nga Enis Zabërgja, ndërsa nga një gol shënuan Fillim Guraziu dhe Fatlum Ramadani. Ndërkohë, në një tjetër miqësore, Sukthi ka fituar 2-1 me të rinjtë e Besës.
Por kavajasit kanë pasur ankesa për gjykimin, që sipas tyre ka qenë djali i trajnerit të Sukthit, që kështu ia ka dhënë fitoren skuadrës vendëse. Ajo që duhet theksuar është fakti se edhe në Kategorinë e Dytë pritet një garë e ethshme jo vetëm për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, por dhe për të mbijetuar.