AlbanianSport.com 26.01.2015 09:55
ASNN – Duket se Granit Xhaka e ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi mesfushori prishtinas i përfaqësueses zvicerane, do të vazhdojë të luajë me fanellën e Borusias së Mënshengladbahut.
Graniti ka edhe një vit e gjysmë kontratë me Borusian dhe klubi që tani ka filluar negociatat për zgjatjen e saj. “Graniti është një djalë i mirë i cili ka pasur një zhvillim fantastik”, – u shpreh drejtori sportiv i Mënshengladbahut, Maks Eberl.
“Ai ka kontratë me ne edhe për një vit e gjysmë, por përkundër kësaj ne jemi duke punuar për zgjatjen e kontratës me të”, – shtoi tutje Eberl, duke folur për mediat gjermane.