Gjergj Vyshka 25.01.2015 22:15
Dje ka nisur faza finale e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, atje ku janë të kualifikuar Kukësi, Kinostudio dhe Vllaznia.
Në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz, Kukësi ka pasur përballë Kinostudion, teksa ka fituar 4-1.
Të martën do të jenë përballë Kinostudio-Vllaznia, kurse të premten ajo që do të diskutojë trofeun do të jetë Kukësi dhe Vllaznia.
Përgjithësisht ndeshja e Kukësit ka qenë e dominuar nga verilindoret.