Gjergj Vyshka 25.01.2015 18:35
“Ne jemi ende duke provuar lojtarë për të gjetur më të mirën për formacionin tonë. Kemi ende garë dhe mund të them që rivaliteti përsëri do të jetë i fortë jo vetëm me Erzenin, por dhe me Partizanin B. Unë mendoj se e kemi rrugën përpara për të shkuar në Kategorinë e Parë, sepse kemi krijuar dhe diferencë me ndjekësit. Nëse do të isha tani në Kategorinë e Parë, ndoshta do të isha në mesin e renditjes. Megjithatë kategoria e Parë do të kërkojë dhe një skuadër më cilësore. Gjithsesi themi se jemi në rrugë të mbarë dhe për këtë i falënderoi të gjithë”