AlbanianSport.com 25.01.2015 16:35
ASNN – Luftëtari fiton 2-1 ndaj Memaliajt, por drejtuesit janë të pakënaqur. Trajneri Devolli ka kërkuar që të shtohet ritmi i punës për të bërë një ekip pretendent. “E kisha të nevojshme zhvillimin e një ndeshje miqësoreje, – ka deklaruar ai. – Gjatë pjesës së parë ekipi luajti mirë, por në 45 minutat e dyta nuk më pëlqeu niveli i lojës.”
“Lojtarët që aktivizova mendoja se do të bënin një tjetër lojë, por më detyruan që të mendohem për ta stërvitur më shumë skuadrën, – ka vijuar ish-futbollisti. – Ekipi pati luhatje, ndoshta edhe nga terreni i rrëshqitshëm, pasi luanim në një tapet sintetik. Por kur luan futboll terreni është njësoj për të dyja ekipet.”
“Kjo miqësore na shërbeu për të parë dhe një herë gjendjen, por e shikoj se skuadra ka ende punë për të bërë dhe për të rregulluar ato defekte që na u krijuan në ndeshjen me Memaliajn. Mendoj se do të zhvilloj ndeshje të tjera miqësore për të rregulluar skuadrën ashtu si dua unë” , – ka vijuar trajneri i Luftëtarit, Bledar Devolli.