Gjergj Vyshka 27.09.2014 07:32
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, ka lajmëruar se në vazhdim të kalendarit vjetor sot dhe nesër në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të zhvillohet kampionati kombëtar i mundjes së lirë dhe klasike për shkollorë dhe kadetë.
Ky kampionat është nën kujdesin e presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ndërsa ceremonia e hapjes së aktivitetit do të zhvillohet sot në ora 12:00. Në ditën e parë do të jenë shkollorët, kurse në të dytën kadetët.