Gjergj Vyshka 24.01.2015 12:35
Duke folur pas Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra, dy trajnerët kanë patur këndvështrime të ndryshme për lojën dhe rezultatin pas ndeshjeve. “Ishte një finale mes dy skuadrave më të forta të basketbollit shqiptar, – ka deklaruar trajneri i Flamurtarit, Viron Toska. – Si Flamurtari, ashtu dhe Apolonia treguan se basketbolli i femrave ka nivel në Shqipëri.”
“Finalet janë të atilla që gjithkush mund ta fitojë, – ka vijuar ai. – Por në momentet vendimtare ne u treguam më të saktë dhe ditëm të fitonim. Tani shpresojmë të bëjmë tonin dhe titullin “kampion”.” Ndërsa homologu i tij, veterani i stolit shqiptar, trajneri i Apolonisë, Astrit Greva, është ankuar për gjykimit nga treshja Koçi-Hoxha-Allaraj. “Është gjynah që vendosin gjyqtarët me vendimet e tyre absurde”, – ka thënë ai.
“Lojtaren tonë e bënë sandviç vlonjatet, por askush nuk jep faull, – ka theksuar Greva. – Po kështu ndodh dhe më pas. Dhe kaq mjafton që të të prishet ndeshja. Nuk e di, por nuk mund të ecet kështu përpara me gjykime të tilla kur luhet haptazi me djersën e lojtareve. E meritonim ta fitonim ne sot këtë Superkupë.”