AlbanianSport.com 23.01.2015 23:05
ASNN – Në kuadër të turit të radhës të Kupës së Anglisë (FA Cup), Mançester Junajtid nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola përballë Kembrixhit, skuadrës e cila militon në kategoritë inferiore të kampionatit anglez të futbollit.
Në këtë takim, trajneri holandez, Luis Van Gal, ka aktivizuar si titullar që nga minuta e edhe kosovarin me pasaportë belge, Adnan Januzajn, i cili luajti të gjithë ndeshjes, por pa arritur, ashtu sikundër e gjithë skuadra e tij, të bëjë diferencën.
Kështu, në bazë të formulës së asaj që është veprimtaria futbollistike më e vjetër në botë, Mançester Junajtid do t’i duhet të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër ndaj skuadrës së Kembrixhit, për të kaluar tutje në “FA Cup”.