AlbanianSport.com 23.01.2015 21:55
ASNN – Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Fronk Riberi, dhe finalisti i vitit të shkuar, mendon seështë e pamundur të fitohet “Topi i Artë” përderisa Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo do të jenë pjesë e futbollit. Madje francezi mendon se ky çmim është politik. “Për aq kohë sa do të jenë Ronaldo dhe Mesi, lojtari i tretë që nominohet duhet ta kuptojë se nuk ka shanse ta fitojë këtë çmim”, – ka deklaruar ish-futbollisti i përfaqësueses së Francës.
“Është e njëjta histori përsëritet çdo vit, – ka deklaruar ai për “AZ”. – Unë nuk e di se çfarë duhet të arrijë një lojtar që ta fitojë këtë çmim. Edhe triumfi në Botëror siç duket nuk mjafton. Nojer ka qenë portieri më i mirë në botë për dy ose tre vjet me radhë. Ai fitoi trofe me Bayernin, fitoi Botërorin dhe ishte portieri më i mirë në Brazil. Me sa duket, kjo nuk mjafton.”
“Unë thjesht nuk e kuptoj këtë, – ka theksuar francezi i Bajernit. – Për mua, kjo është vetëm politikë.” Ribery ishte pjesë e treshes finale për “Topin e Artë” vitin e kaluar, por, në mënyrë kontradiktori, çmimin e fitoi Kristiano Ronaldo, i cili nuk kishte fituar asnjë trofe madhore.