Basketboll – Femra / Flamurtari fiton në shtesë Superkupën e Shqipërisë

Share Button

Basketboll-Femra-Flamurtari-Superkupa-2015-ekip

AlbanianSport.com 23.01.2015 20:45

ASNN – Basketbolli shqiptar e ka ngritur siparin e tij për vitin 2015 me dy finalet e Superkupës, trofeun simbolik që vë përballë fituesen e kampionatit me atë të Kupës. Në finalen e femrave, ku kampionia në fuqi, Flamurtari, dhe fituesja e Kupës, Apolonia, dhuruan spektakël, por janë vlonjatet ato që triumfojnë në fund, në shifrat 87-83, duke marrë kështu hak për humbjen në Kupë dhe duke bërë të vetin trofeun e parë të vitit.

Kështu, skuadra vlonjate rrëmbeu Superkupën e Shqipërisë pasi mposhti në takimin e luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” rivalet e Apolonisë, duke marrë trofeun e parë për këtë vit në basketbollin e femrave. Ky triumf ishte edhe një hakmarrje ngaj skuadrës fierake që vetëm pak javë më parë i rrëmbeu ekipit të drejtuar nga trajneri Viron Toska Kupën e Shqipërisë brenda në Vlorë.

Sfida mes dy skuadrave që dominojnë prej vitesh basketbollin shqiptar të femrave, vlonjateve që në 2014 fituan titullin e tyre të 18-të “kampion” dhe Apolonisë, mbajtëses së trofeut të Kupës së Shqipërisë dhuroi një rivalitet të jashtëzakonshëm nga fillimi në fund duke lënë si të vetmin peng numrin e pakët të tifozëve të pranishëm në shkallët e Pallatit të Sportit.

Vlonjatet krijuan një epërsi prej 8 pikësh në përfundim të pjesës së parë, por Apolonia u kthye fuqishëm në lojë me një përmbysje, duke marrë edhe kryesimin në shifrat 52-48 në pjesën e tretë. Gjithsesi vajzat e drejtuara nga trajneri Viron Toska reaguan në të njëjtin fraksion për të marrë sërish komandën 55-52 dhe në fillimin e pjesës së katërt e thelluan epërsinë deri në 61-55.

Apolonia edhe një herë tregoi forcë reagimi duke barazuar 74-74 dhe ekuilibri mbretëroi deri pak minuta para fundit kur tabela e rezultatit shënonte 79-78 për Flamurtarin. Pikërisht në atë moment vajzat vlonjate gjetën grintën e duhur për t’i dhënë krah fitores, pasi, duke përfituar dhe nga gabimet e kundërshtareve, krijuan një epërsi komode, 87-81 në sekondat e fundit dhe duke patur mundësinë të përballonin pa problem edhe dy pikët e fundit të fierakeve.

Në fund gjithçka u mbyll 87-83 me Flamurtarin që feston pas një ndeshjeje të vuajtur në të cilën Apolonia dhuroi preludin e një tjetër sezoni të rivalizuar në maksimum mes dy skuadrave. Duke folur pas finales, dy trajnerët kanë patur këndvështrime të ndryshme për lojën dhe rezultatin. Toska ka vlerësuar lojën e skuadrës, ndërsa Greva ka vajtuar gabimet në gjykim nga treshja e ndeshjes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin ditën e 4-t të përgatitjeve

AlbanianSport.com 14/11/2024 21:15 ASNN – Liga e Kombeve të Evropës, Kombëtarja zhvillon seancën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh