AlbanianSport.com 23.01.2015 16:40
ASNN – Arnis Latifi është shqiptari i radhës që shpresohet se në të ardhmen do të bëjë bujë në futbollin evropian. Sipas asaj që raporton media kosovare në Internet, GazetaExpress.com, talenti 16 vjeçar nga Gjilani, që mban nënshtetësinë belge, vendi ku edhe e nisi karrierën po shkëlqen me paraqitjet e tij në futbollin çek. Me lejen e babait të tij, njëherit ish-boksierit të famshëm kosovar, Agim Latifi, ai ka nënshkruar një para kontratë me klubin çek MFK Karvina deri në vitin 2017.
Me ndërmjetësimin e menaxherit Abaz Syla, nga 5 janari i këtij viti, Latifi ishte në prova për 10 ditë, mirëpo me paraqitjet e tij fantastike, ai i ka bindur drejtuesit e klubit që t’i bashkohet skuadrës. Tani, Arnisi është bërë pjesë e grupit të Nën-19-vjeçarëve, por shumë shpejtë pritet të marrë ftesë nga trajneri i skuadrës së parë, Jozef Veber ,i cili ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e mesfushorit nga Gjilani. Në 3 ndeshjet e fundit testuese, Latifi ka realizuar 4 gola, duke spikatur midis bashkëmoshatarëve të tij.
Menjëherë interesim për si siguruar shërbimet e Latifit janë hedhur në gjah skuadrat e njohura evropiane si Hajduki i Splitit, Malaga, Roma dhe Genk, por tani për momentin Latifi është i përqendruar në fillimin e kampionatit çek, tek skuadra MFK Kravina.