AlbanianSport.com 23.01.2015 16:05
ASNN – Skënderbeu është kthyer nga një fazë përgatitore tepër e ngjeshur me takime miqësore në Spanjë ku qëndroi 2 javë. Ekipi “kampion” në fuqi po përgatitet në Durrës dhe trajneri Mirel Josa po përpiqet që grupi i lojtarëve të çlodhet pak, pasi e pret një rivalitet i fortë në pjesën e mbetur të sezonit.
“Vitet e kaluara edhe pse kemi qenë shumë larg nga kundërshtarët nuk kemi quajtur asgjë të mbyllur, – ka deklaruar kreu i pankinës korçare. – Kukësi e dini që është 2 pikë larg. Tirana dhe Partizani janë aty dhe mund të ngjiten në javët e ardhshme në krye, përjashtim këtu nuk bëjmë as ne.”
“Mendoj se do të jetë një kampionat i luftuar”, – ka shtuari ai. Te Skënderbeu janë afruar dy lojtarë të rinj, mesfushori kosovar Liridon Latifi dhe sulmuesi maqedonas Aco Stojkov. Korçarët ndodhen në vendin e dytë në Kategorinë Superiore, ndërsa është në garë edhe në Kupën e Shqipërisë.
Takimin e parë të 2015-tës, Skënderbeu do ta luajë të dielën ndaj Elbasanit.