Gjergj Vyshka 23.01.2015 09:05
Edro Vlora ka luajtur të mërkurën ndeshjen e prapambetur të javës së 3-të të Kampionatit të 12-të Kombëtar të Futbollit të Sallës, teksa në fushën e saj ka mundur Teutën 6-4. Serinë e golave e ka hapur Golemi për vendësit në minutën e dytë.
Por menjëherë është kundërpërgjigjur Bllaca në minutën e 4-t. Madje po ky lojtar do të shënonte dhe golin e dytë për miqtë, kurse Golemi në të 17-tën minutë do të barazonte në 2-2. Sërish Golemi nuk ndalet, kurse Haçkovija ka barazuar në 3-3.
Do të shënonin dhe Shakaj e Resuli, kurse një penallti e dhënë për Edro Vlorën, që do të çonte tek goli i gjashtë, ka shërbyer dhe si motiv për braktisje të fushës nga skuadra mike.
Që do të thotë se ndeshja është ndërprerë në 6-4 për Edron, e cila kështu merr fitoren e dytë të kampionatit. Ndërkohë java e 4-t e Kampionatit të 12-të Kombëtar të Futbollit të Sallës do të luhet këtë të diel.
Kampionatit të 12-të Kombëtar
të Futbollit të Sallës
Java e 3-të:
(Ndeshje e prapambetur)
Edro Vlora – Teuta 6-4
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Tirana 3 2 1 0 26-11 7
2. Flamurtari 3 2 1 0 20-7 7
3. KS Ali Demi 3 2 1 0 16-10 7
4. Edro Vlora 3 2 0 1 10-11 6
5. Teuta 3 1 0 2 13-19 3
6. “Black Sheep” 3 1 0 2 15-24 3
7. Vllaznia 3 0 1 2 10-13 1
8. Universiteti Epoka 3 0 0 3 15-30 0