AlbanianSport.com 22.01.2015 15:15
Pavarsisht humbjes 0-2 të pësuar në miqësoren e djeshme me Dinamon, trajneri i Gramshit, Luan Metani, është shprehur i kënaqur me skuadrën e tij. “Duhet të dini që Dinamo të mund me emër”, – ka deklaruar ai.
“Dhe si e tillë me të gjithë skuadrën që ka ndërtuar është e aftë për të qenë dhe duhet të jetë në Kategorinë Superiore, – ka vijuar kryeqytetasi i stolit gramshiot. – Unë jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, sepse kemi provuar shanset tona për të qenë të barabartë në fushë me Dinamon.”
“Ne e kemi rrugën përpara për të qenë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Do të bëjmë dhe ndeshje të tjera miqësore, të cilat do ta sjellin skuadrën në një konsolidim të fortë për të qenë sa më gati për pjesën e dytë të garës në Kategorinë e Dytë”, – ka përfunduar Metani.