Gjergj Vyshka 22.01.2015 12:20
Kamza ka luajtur miqësoren e saj të katërt në periudhën përgatitore dimërore, teksa dje ka pasur përballë të rinjtë e Shkëndijës, të cilët luajnë në Kategorinë Superiore. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se skuadra e Luan Pinarit, edhe duke qenë kryesuese e kampionatit të Nën-19-vjeçarëve në përfundim të fazës së parë, tashmë e ka fituar besimin tek vetja dhe është e aftë të përballet me kundërshtarë të një niveli shumë më të lartë se ato. Kamza ka kaluar në epërsi në minutën e 23-të, me anë të Ketës.
Por në një hark kohor prej 10 minutash, Shkëndija jo vetëm që ka barazuar, por dhe ka kaluar në epërsi 2-1. Ka shënuar fillimisht Drizi në minutën e 29-të, dhe më pas ka shënuar dhe Ivani në të 39-n. Në pjesën e dytë janë kryer disa zëvendësime prej të cilave ka ardhur dhe përmbysja e rezultatit për kamzalinjtë. Fillimisht ka barazuar Patushi në minutën e 68-të, ndërsa golin e fitores e ka fiksuar Aga, 12 minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Kamza – Shkëndija Tiranë 3-2
Shënues: Keta 23’, Patushi 68’,
Aga 78’ / Drizi 29’, Ivani 39’