AlbanianSport.com 22.01.2015 10:00
ASNN – Tepelena anulon miqësoren me Luftëtarin, gjirokastritët e kalojnë vetëm me stërvitje. Luftëtarika zhvilluar normalisht stërvitjen e djeshme pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm që thuajse ka rënë gjatë gjithë ditës në qytetin e gurtë.
Dhe kjo ka ngjarë kështu sepse terreni i rregulluar i fushës së vjetër sportive jo vetëm që është përmirësuar e rikonstruktuar, por e lejon skuadrën bluzinj që të bëjë stërvitje dhe në kohë shiu.
Në fakt Luftëtari kishte parashikuar një ndeshje miqësore me Tepelenën, por në fund ajo është anuluar, edhe sepse trajneri Ilir Selimi ka lajmëruar që ka disa lojtarë të dëmtuar.