AlbanianSport.com 21.01.2015 16:50
ASNN – Organizatori i Pejës, Samir Shaptahoviç, ka deklaruar tërheqjen e tij nga basketbolli aktiv. Një gjë të tillë ai e bëri të ditur menjëherë pas ndeshjes me Rilskin, të vlefshme për Ligën Ballkanike, të cilën Peja e humbi me rezultatin 91-93.
“Definitivisht kjo ishte loja ime e fundit, – ka deklaruar ai, i cituar nga mediat kosovare. – Dua t’i bashkohem familjes sime që jetojnë në Amerikë. Tani dua që gjysmën e jetës ta kalojë me familjen time.”
Shaptahoviçi nuk ka mundur t’i ndalet lotët që po ndahet nga basketbolli dhe Kosova. Ai më parë ka luajtur edhe për SIGAL Prishtinën dhe Bashkimin, ndërsa ka veshur edhe ngjyrat e Kombëtares kuqezi të Shqipërisë.
Në takimin e mbrëmshëm, Rilski ka arritur të triumfojë me vetëm dy pikë epërsi në sfidën kundër Pejës, në takimin e zhvilluar në Palestrën “Karagaҫi”. Samir Shaptahoviç pati 33 pikë për vendasit në këtë sfidë, teksa më efikasi për mysafirët ishte Iliev me 20.