Gjergj Vyshka 21.01.2015 10:05
Në Pukë e mirëpresin dhe Klajdi Kukën, që ka deklaruar: Në Shqipëri luaj vetëm për Tërbunin. Tek Tërbuni i Elvis Plorit ka pasur dhe prapakthehu nga lojtarët që kanë tentuar të largohen prej ekipit. Kështu ka ndodhur me mbrojtësin Vilson Lila, të cilin pukjanët në faqen e tyre të “Facebook”-ut jo vetëm që e kanë quajtur “super-lajm”, por dhe një blerje të madhe, që duket se jep garanci për mbrojtjen e Tërbunit.
Mirëpo përtej kthimit të Lilës, tashmë tifozët janë të vendosur dhe duan portierin malazez Enis Gjokoviç. “Nuk e di se kush e largoi, apo pati vetë dëshirën për të ikur, -kanë thënë tifozët pukjan për malazezin. – Ne ende nuk e kemi marrë vesh këtë, por ne duam rikthimin e tij, sepse ai, për sa luajti për fanellën tonë, dha maksimumin, respektoi tifozët dhe fitoi shumë shpejt zemrat e ultravse “Shqiponjat e Veriut”.”
“Kthehu në shtëpinë tënde Enis Gjokoviç, ne po të presim”, – kanë shtuar ata. Ndërkohë një tjetër portier ka deklaruar se mund dhe duhet të luajë vetëm me Tërbunin. Bëhet fjalë për Klajdi Kukën, i cili ka luajtur në Gjermani, ndërsa për faqen në “Facebook” të KF Tërbunit ka thënë: “Nëse unë rikthehem për të luajtur futboll në Shqipëri do të luaj vetëm me Tërbunin.”
Dhe Ultrasit “Shqiponjat e Veriut” i kanë kthyer menjëherë përgjigje, teksa i kanë thënë: “Ne të mirëpresim kurdo që të kthehesh në shtëpi kampion dhe gjithashtu suksese në karrierën tënde në Gjermani”.