AlbanianSport.com 20.01.2014 22:10
ASNN – Trajneri i Tiranës në sportin e mundjes, Sahit Prizreni, e konsideron një skandal të madh vendimin e Komitetit Olimpik Kombëtar për të mos i akorduar bursë olimpike Egzon Shalës, edhe pse ai është mundësi më cilësor dhe i përzgjedhuri i vetëm nga Federata Shqiptare e Mundjes për të përfituar bursë. Sipas Prizrenit, qëndrimi i KOKSH-it, është absurd dhe në kundërshtim me kriteret që duhet të plotësojnë sportistët për përfitimin e bursave olimpike.
“Është absurde se si një sportist si Egzon Shala, i 7-ti në botë, i 5-ti në Evropë dhe kampion i vendit nuk përfiton bursë, që i akordohet një mundësi tjetër, i cili gjithashtu është sportisti im, – ka deklaruar mundësi shqiptar me pasaportë australiane, duke folur për paketën sportive të transmetimeve sportive me pagesë, “Supersport”. – Federata e Mundjes ka dërguar vetëm një emër në listën e kandidatëve për bursë dhe ky është Egzon Shala.”
“Por KOKSH-i ka bërë zgjedhe jo në bazë të kritereve, por të preferencave personale të drejtuesve”, – ka shtuar Prizreni, i cili pretendon se vendimit i KOKSH-it, me president Viron Bezhanin, vjen si hakmarrje ndaj tij, pasi edhe në 2011 kur përfaqësonte ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, nuk i është akorduar bursë olimpike. “Unë e shoh si hakmarrje personale të drejtuesve të KOKSH-it ndaj meje, – ka pohuar Prizreni. -Argumenti se Egzon Shala është kosovar dhe se mund të largohet është absurd.”
Trajneri dhe mundësi kuksian, që përfaqëson ngjyrat e Australisë, thekson se ka mbështetjen e plotë të Federatës shqiptare të Mundjes në këtë përplasje me KOKSH-in. “Viron Bezhani është në konflikt të hapur me komunitetin e mundjes, – ka thënë 31-vjeçari që tashmë kryen edhe detyrën e trajnerit të ekipit bardheblu të mundjes. – Unë para se të kërkoja të drejtën për Egzon Shalën jam konsultuar edhe me Federatën e Mundjes, pasi unë jam pjesë e këtij komuniteti.”
Ndërkaq, në reagimin e tij nëpërmjet një komunikimi telefonik për për paketën sportive të transmetimeve sportive me pagesë, “Supersport”, presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani i konsideron të pavend pretendimet e Prizrenit, duke kujtuar se ndarja e bursave olimpike bëhet nga një komision i posaçëm teknik dhe si ai personalisht, nuk ka ndikuar në vendimet e këtij komisioni.