AlbanianSport.com 20.01.2014 19:10
ASNN – Tashmë është e konfirmuar, që Kejdi Branica do të jetë pjesë e Lushnjës në Kategorinë e Parë për pjesën e mbetur të sezonit.
Pas golit të shënuar në miqësoren e së shtunës me Apoloninë, por dhe formës së mirë që ka pasur gjatë sezonit, peqinasi, edhe me dëshirën e drejtuesve verdhejeshil, ka vendosur që ta vazhdojë garën e tij me lushnjarët.
Në kushtet e ardhjes së Mikel Cankës nga Apolonia, atëherë Lushnja ka rregulluar dhe dyshen e saj sulmuese. Që do të thotë se do të jetë një skuadër shumë e fortë dhe ofensive.
E në të njëjtën mënyrë dhe shumë e vështirë për kundërshtarët e saj. Tashmë pritet që Lushnja të ketë dhe të tjera miqësore në mënyrë që kjo dyshe sulmuese të jetë më e shpejtë dhe më efikase përpara portave kundërshtare.