Tërbuni / Ikin Vilson Lila dhe Jurgen Kulli, por vjen portieri Hoxha

Share Button

Vilson-Lila-Kukesi

AlbanianSport.com 20.01.2014 13:55

Tërbuni duket se është një skuadër gjithnjë në lëvizje. Dhe kjo nuk është e mirë për një skuadër kryesuese, e cila kërkon të realizojë ëndrrën e saj, ngjitjen për herë të parë në Kategorinë Superiore. Pas Bekim Erkoçeviç dhe Ibrahim Bejte, të cilët tashmë janë bërë pjesë e Besëlidhjes, nga pukjanët e Elvis Plorit ka pasur dhe dy largime, që duket se janë themelore për formacionin e Tërbunit.
I pari ka qenë Vilson Lila, i cili tashmë dëshiron që të luajë në nivele të larta të futbollit shqiptar, që është Kategoria Superiore. Dhe për këtë largim, ultrasit “Shqiponjat e Veriut” në Pukë e kanë falënderuar për gjithçka që ai ka dhënë për Tërbunin, ndërsa i kanë uruar atij suksese. “Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona”, kanë thënë tifozët pukjanë për Lilën.
Një tjetër largim është dhe sulmuesi Jurgen Kulli, i cili nëpërmjet facebookut ka lajmëruar për tifozët pukjanë arsye pse po ikën prej Tërbunit. “Përshëndetje miq. Me keqardhje po ju jap lajmin që jam larguar nga Tërbuni dhe kam prishur kontratën me konsensus me presidencën, të cilën dua ta falënderoj. Shkak janë bërë disa arsye familjare.”
“Dua të falënderoj stafin teknik, të gjithë ato çuna të mrekullueshëm që me djersë e sakrifica e kanë çuar Tërbunin në vendin e parë në grupin e Veriut. Mbi të gjitha dua të falënderoj ato tifoza të mrekullueshëm që e kanë mbështetur ekipin në çdo ndeshje dhe dua t’iu jem mirënjohës të gjithëve për mbështetjen. Dua t’iu uroj shumë suksese dhe ishallah ju realizohet ëndrra e madhe për t’u ngjitur në Superiore”.
Mirëpo pas këtyre largimeve, Tërbuni ka shënuar dhe ardhje, ndërsa ka afruar portierin Sulejman Hoxha, i cili në karrierën e tij ka luajtur me skuadra si Dinamo, Apolonia, Pogradeci, Teuta, Partizani dhe në fund me grekët e Paniliakos. Ai është i datëlindjes 13 shkurt 1990 dhe ka lindur në Durrës. Përfundimisht Tërbuni ka çuar në 5 numrin e të larguarve, pas portierit Gjokoviç, portierit Bejte, Erkoçeviçit, Lilën dhe Kullin, si dhe në dy numrin e të afruarve.
Sepse, pas Karakaçit, tashmë pjesë e Tërbunit është bërë dhe portieri Hoxha.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh