AlbanianSport.com 20.01.2014 13:10
ASNN – Jahmir Hyka është rikthyer te goli. 26-vjeçari që luan me Lucernën në Zvicër, ka shënuar 2 nga golat në miqësoren me Eintrahtin e Braushvajgut, të fituar nga helmetët, me rezultatin 5 -3.
Mesfushori nuk është ndalur me kaq duke ndihmuar edhe në shënimin e një tjetër goli. Lucerna po përgatitet në Spanjë në pritje të rifillimit të Superligës së Zvicrës, ku ndodhet në vendin e fundit.
Ekipi i Jahmir Hykës i ka fituar të gjithë miqësoret e zhvilluara deri më tani. Kështu, 2015-ta duket se ka nisur ndryshe për Jahmir Hykën, pasi 26-vjeçari ishte protagonisti absolut në miqësoren e Lucernës.
Fillimisht Hyka shënoi golin e parë personal në minutën e 48-të, me një goditje nga rreth 20 metra, duke i shtangur të gjithë. Ky ishte vetëm fillimi për të në këtë sfidë, ndërsa 3 minuta më pas shënoi dhe golin e dyte me një gjysmë-rrofeshatë.
Por në këtë ndeshje, Hyka nuk u ndal vetëm me këto dy gola, por ishte gjithashtu protagonist edhe në golin e 5-të, të shënuar nga Adi Uinter. Mesfushori i Kombëtares kuqezi dha pasimin e fundit për shënimin e këtij goli.