AlbanianSport.com 20.01.2014 09:25
ASNN – Shumë shpejt, Shefi Kuqi mund të bëhet një trajner në futbollin anglez. Ish-sulmuesi kosovar i shumë skuadrave angleze, mund të rikthehet përsëri në futbollin ishullor, por këtë radhë jo në fushën e blertë, por në pankinë.
Pra, kësaj here ai një gjë të tillë do ta bëjë në profesionin e tij të ri, atë të trajnerit. Skuadra e Gillingamit po kërkon një trajner të ri dhe Shefki Kuqi ka aplikuar për këtë detyrë.
Dhe e përditshmja finlandeze, “Iltalehti”, shkruan se Kuqi është i preferuari i tifozëve të skuadrës në fjalë, e cila militon në nivelin e 4-t të futbollit anglez, që njihet ndryshe si Liga 2. Për momentin, Kuqi është trajneri i Honkas në Finlandë.