AlbanianSport.com 19.01.2015 12:35
ASNN – Futbollisti i Trepçës ‘89, Emin Baliqi, ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të lejojë që titulli “kampion” t’i ikë nga duar këtë sezon.
“Trepça ‘89 do të tentojë të zhvillojë lojë të bukur dhe të shpejtë, dhe krahas kësaj loje, dëshirojmë të kemi edhe rezultate të mira”, – deklaroi Baliqi, duke folur për të përditshmen kosovare “Zëri”.
“Nëse e arrijmë këtë, atëherë nuk do të lejojmë të na ikë titulli “kampion”, – ka shtuar ai.
Baliqi pret që mitrovicasit të shkëlqejnë në pranverë.
“Do të mundohemi të paraqitemi edhe më mirë se në vjeshtë, sepse kemi ekip të mirë dhe mendoj se do të jemi shumë më të fortë”, – ka theksuar ai.
“Rivalë kryesorë për titull shoh Feronikelin, Prishtinën, Hajvalinë dhe Besën”, – përfundoi 31-vjeçari i Trepçës ’89, Emin Baliqi.