Gjergj Vyshka 19.01.2015 09:15
Kevitani, kryesuesja e grupit A të Kategorisë së Tretë, ka thyer të gjitha rekordet, teksa dje ka mundur 13-0 Akademinë “Albania Ajaks Schools” në Shkodër.
Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund prej Kevitanit, e cila kështu edhe për shkak të golaverazhit më të mirë është në vendin e parë në pikë të barabarta me Bulqizën.
Ndërkohë të shtunën dy skuadrat e grupit A, Sporting Tirana dhe Eagles, kanë luajtur një ndeshje miqësore mes tyre, atje ku ka fituar Sportingu, 4-3.
Por të njëjtën gjë ka bërë dhe Golemi, që është mundur minimalisht në fushën e vet, 0-1 nga Sukthi.
Përfundimisht java e shtatë e Kategorisë së Tretë është mbyllur me rekord, 13 gola Kevitani në portën e AAS-së.
Kategoria e Tretë
Grupi A
Java e 7-të
(13-17 janar 2015)
Të martën:
Spartaku – Shkëndija Tiranë 2-0
Internacional – Flabina 5-2
Të mërkurën:
Sporting Tiranë – Drini FK 3-3
Të enjten:
Eagles – Ada Velipojë B 1-0
Të premten:
Bulqiza – Djelmnia 3-0
Të shtunën:
Kevitan – AAS 13-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kevitan 7 7 0 0 53-2 21
- Bulqiza 7 7 0 0 42-5 21
- Djelmnia 7 5 0 2 29-6 15
- Spartaku 7 5 0 2 28-11 15
- Eagles 7 4 1 2 12-11 13
- Internacional 6 3 1 2 17-13 10
- Ada Velipojë B 7 2 1 4 9-14 7
- Flabina 7 2 1 4 14-21 7
- Shkëndija Tiranë 7 2 0 5 8-24 6
- AAS 7 1 0 6 5-46 3
- Sporting Tiranë 7 0 1 6 10-36 1
- Drini FK 6 0 1 5 3-37 1