Gjergj Vyshka 19.01.2015 07:55
Dinamo i ka gjetur dy ndeshjet e radhës miqësore. Kështu të mërkurën blutë do të jenë në vizitën kavajase përballë Besës dhe të premten, në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë-Helmës ndaj Tërbunit. Për këtë të fundit, të paktën edhe sipas kreut shkodran të stolit të pukjanëve, Elvis Plori, mbetet vetëm të përcaktohet orari.
Sakaq dinamovitët, edhe duke përfituar nga fakti që Kukësi do të qëndrojë dhe të hënën në Turqi, atje ku do të luajë miqësoren e radhës me gjermanët e Halveses, atëherë e kanë lënë stërvitjen në ora 13:00. E me këto dy miqësore, Dinamo shkon në numrin katër të testeve stërvitore në periudhën përgatitore dimërore.