Gjergj Vyshka 18.01.2015 15:35
Shqipëria e futbollit të sallës i ka mbyllur Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Serbi 2016” jo vetëm me fitore dhe në vendin e tretë, por dhe me fitore rekord ndaj San Marinos. 11 gola në portën sanmarineze, ndërsa tanët kanë qenë të papërmbajtshëm. E ka hapur serinë e golave Mejzini në minutën e 3-të.
Ka vijuar më pas Hoxha në të 6-n. Më pas Kaca ka shënuar dygolësha dhe në fund të pjesës së parë është fiksuar rezultatin 4-0. Në të dytën janë shënuar dhe 7 gola të tjerë, atje ku kapiteni Roald Halimi, Brahimi, Selmanaj, Mejzini, që dje ka shënuar 3-golësh, dhe në fund Hoxha do të fiksonin rezultatin 11-0.
Tanët fitoren më të thellë e kishin fiksuar më 2009-tën ndaj Maltës në Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Hungari 2010”. Gjithsesi duhet përshëndetur kjo fitore, që duket se ka nxjerrë të gjithë mllefin e kuqezinjve grumbulluar në dy humbjet me Moldavinë dhe Francën.
Por që edhe këtë edicion nuk kemi bërë më shumë se sa herët e tjerë, duke mbetur përsëri në pozicionet tre dhe katër në renditje. Por kjo fitore për rekord dje, e shoqëruar dhe me vendin e tretë, është sidoqoftë një mbyllje dinjitoze e kualifikuesve të Evropianit nga ana e kuqezinjve.
San Marino – Shqipëri 0-11
Shënues: Mejzini 3’, 32’, 38’, Hoxha 6’, 40’,
Kaca 18’, 19’, Halimi 25’, Brahimi 28’, 37’, Selmanaj 38’
San Marino: Çelarozi, Maçina, Moreti, F. Gasperoni, Mikeloti / Çeketi, Franciozi, Bulji, A. Kasadei, Paskualini, Penserini, Beloni, Buzinjani, Françeskoni. Trajner: U. De Gregorio.
Shqipëria: Rrapi, Kaca, Mejzini, Brahimi, Halimi / Nebiu, Selmanaj, Bylyku, Bllumbi, Hoxha, Gjoni, Mullai. Trajner: E. Resuli
Gjyqtarë: A. Nonikashvili (Gjeorgji), V. Raduloviç (Serbi)
Karton i verdhë: Beloni