AlbanianSport.com 18.01.2015 15:00
ASNN – Kastrioti edhe miqësoren e tretë të periudhës përgatitore dimërore e ka pasur pozitive, teksa ka mundur skuadrën e kategorisë së dytë të grupit të Veriut, Vorën, minimalisht 3-2.
Krutanët e kanë nisur shpejt ndeshjen, teksa në harkun kohor të dy minutave, në të 13-tën dhe në të 15-tën, kanë shënuar dy gola, fillimisht me anë të nigerianit Stivën dhe, më pas, me atë të G. Hoxhës.
Por vorakët kanë ngushtuar diferencën e golave me anë të Muzhaqit në minutën e 21- të. Madje po ky futbollist ka shënuar dhe golin e barazimit në të 64-n minutë. Dhe vetëm 10 minuta para fundit, kapiteni i krutanëve, Caca ka fiksuar fitoren e Kastriotit, 3-2.
Kastrioti – Vora 3-2
Shënues: Stiven 13’, G.Hoxha 15’,
Caca 80’ / Muzhaqi 21’, 64’