AlbanianSport.com 18.01.2015 13:50
ASNN – Sulmuesi kosovari i përfaqësueses së Malit të Zi, Fatos Beqiraj, është bërë me skuadër të re. Beqiraj është larguar nga skuadra kineze, Çangçun Jatai dhe karrierën do ta vazhdojë në Bjellorusi.
Ish-sulmuesi i Besës nga Peja, Dinamos së Zagrebit dhe Buduçnostit është futbollisti më i ri i skuadër së njohur nga ky vend, Dinamos së Minskut. Nëpërmjet faqes zyrtare, kjo e fundit ka konfirmuar se kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare me sulmuesin pejan.
Fatos Beqiraj është kthyer kështu nga Kina në Evropë, ku luajti së fundmi për Çangçun Jatain. Sulmuesi kosovar i Malit të Zi karrierën do ta vazhdojë në Bjellorusi me klubin e njohur bjellorus, Dinamo Minsk.
Ky klub i njohur në Evropë ka nënshkruar kontratë me sulmuesin e njohur, i cili ka ditur të shënojë gol edhe ndaj Real Madridit, por ishte shumë efikas në një kohë edhe në elitën e futbollit kroat, ku kishte bërë emër.