Taekuondo ITF / Zgjidhet ekipi kombëtar për në Evropian & Botëror

Share Button

Taekuando-Fahrie-Hoti

Gjergj Vyshka 18.01.2015 12:40

Federata Shqiptare e Taekuondo në versionin ITF, ashtu siç kishte paralajmëruar dhe më parë, ka bërë përzgjedhjen e ekipit kombëtar, që do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, i cili zhvillohet në Moldavi, si dhe në Kampionatin Botëror që do të bëhet në Argjentinë. Në këtë zgjedhje të ekipit kombëtar kanë marrë pjesë 12 kandidatë, prej të cilëve janë zgjedhur nëntë sportistë, dy prej të cilëve femra.

Dhe lista e të përzgjedhurve është: Të rinj (Manuel Gaxhja Elbasan), Donian Zhapaj (Fier), Të reja (Elefteria Papadhopuli Vlorë, Sara Pushaj Tiranë), Të rritur (Ani Fekollari Tirana, Xhekson Titini Tiranë, Jozef Hila Shkodër, Dorian Potka Korçë, Muhamet Pushaj Tiranë). Dhe këto kandidatura janë zgjedhur nga Komisioni Teknik dhe ai gjykues i përbërë nga: Bujar Çaushi (Brezi i zi 6 dan, Drejtori Teknik i Federatës), Ardjan Çaushi (Brezi i zi 4 dan), Emiljan Kuka (Brezi i zi, 4 dan), Andon Papajorgjiu (Brezi i zi, 3 dan), Taulant Buzi (Brezi i Zi 2 dan) dhe Artan Prenga (Brezi i Zi 1 dan).

Ndërkohë përpara zgjedhjes së ekipit kombëtar, drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Taekuondosë ITF, Bujar Çaushi, do të deklaronte: “Sot kemi të pranishëm përfaqësues të Divjakës, Lushnjës, Durrësit, Roskovecit, Vlorës, Vorës, Shkodrës, Korçës. Mungon përfaqësuesi i Kuçovës kjo për arsye dëmtimi. Por gjithsesi taekuondoja shqiptare mund të bëhet e fortë dhe të zhvillohet me pikat e saj të referimit.”

“Që do të thotë se një pikë në Shkodër do të përgjigjet për të gjithë Veriu, – ka vijuar ai. -Në Lindje do të kemi atë të Korçës, Gjirokastra do të jetë për Jugun dhe po kështu dhe Fieri. Ne duam ato personazhe që e duan sportin dhe duhet të jemi si një familje e madhe. Këtu duhet të vijë ajka e të gjithë sportistëve tanë, ndërsa do të përzgjidhen 20 sportistë, të cilët do të marrin pjesë në shumë aktivitete ndërkombëtare. Ajo që më duhet të them është se ju duhet të ecni përpara.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh