Çiklizëm / Kopshti dhe Nika, të kualifikuar për në Baku “2015”

Share Button

Olimpiada-Evropiane-Baku-2015

Gjergj Vyshka 18.01.2015 08:00

Presidenti Skënder Anxhaku jep lajmin e mirë, që është konfirmuar dhe nga KOKSH-i. Çiklizmi, sporti pararojë në regjistrimin e sportistëve pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Evropiane. Ridian Kopshti dhe Iltjan Nika janë të kualifikuarit e parë të sportit shqiptar për në Lojërat Olimpike Evropiane, që do të mbahen në Baku nga data 12, deri më 28 qershor 2015. Ky është lajmi që ka dhënë presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ndërsa të dy çiklistët kanë arritur të kualifikohen dhe për shkak të pikëve të marra në veprimtaritë ndërkombëtare të vitit të kaluar.

E ky është një lajm i mirë për çiklizmin shqiptar, sepse dhe vitin e kaluar, pikërisht në edicionin e dytë të Lojërave Olimpike Rinore, që u zhvilluan në Nanxhiang të Kinës, ka pasur dy sportistë të kualifikuar me normë. Dhe ata kanë qenë Ridian Kopshti dhe Realdo Ramaliu. Lajmi i kualifikimit të këtyre sportistëve për në Lojërat Olimpike Evropiane, edicioni i parë i të cilit do të zhvillohet këtë vit në Baku të Azerbajxhanit, është konfirmuar dhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.

Tashmë ajo që pritet është të njëjtin lajm duhet ta japin dhe Federatat e tjera sportive, të cilat kanë qenë të pranishëm dhe në mbledhjen e vetme që është bërë me shefin e misionit, Hysen Domi, më 20 qershor. Bëhet fjalë për atletikën, basketbollin “3 kundër 3”, futbollin e plazhit, skermën, gjimnastikën, xhudon, karatenë, qitjen, taekuondonë, pingpongun, volejbollin, mundjen, notin dhe pse jo dhe harkëtarinë. Gjithsesi ajo që është e rëndësishme është sporti shqiptar tashmë i ka dy të kualifikuarit e parë, që janë nga çiklizmi.

Ndërkaq, shpresohet në një përfaqësim dinjitoz të Kopshtit dhe Nikës në Baku, teksa vazhdojnë të stërviten në Itali. Madje Nika është dhe përfituesi i bursës olimpike, ndërsa Lojërat Olimpike Evropiane në Baku do të jenë një mundësi e mirë për t’u kualifikuar me normë për në “Rio de Zhaneiro 2016”. Duket se për të gjithë disiplinat sportive do të merren për bazë rezultatet në aktivitetet evropiane të vitit 2014, të cilat në fakt çiklizmi nuk i ka pasur të këqia. Ndaj dhe Kopshti e Nika janë të kualifikuar me normë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh