AlbanianSport.com 18.01.2015 07:25
ASNN – I përforcuar me pesë futbollistë në tregun e lëvizjeve të lojtarëve në dimër, Bylisi ka treguar dje “dhëmbët” në Berat përballë Tomorit vendës, duke marrë një fitore me nga një gol të shënuar për çdo pjesë loje.
Pasi një javë më parë kishte barazuar 1-1 me Apoloninë e Kategorisë Superiore, dje ka mundur Tomorin, 2-0, duke treguar kështu se do të jetë një kandidaturë e fortë për t’u ngjitur nga Jugu në Superiore.
Të pesta ardhjet nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në dimër, pra Pepaj, Xhafa, Liçaj, Shehaj dhe Muçaj jo vetëm që janë prezantuar mirë dje në Berat, por janë gërshetuar si duhet me pjesën tjetër të skuadrës së Roland Nenajt.
Në pjesën e parë ka shënuar Hoxhaj në minutën e 33-të dhe me këtë epërsi njëgolëshe të miqve do të mbyllen 45 minutat e para. Kurse në 45 minutat e dyta, Hyska në të 72-tën, ka fiksuar epërsinë 2-0 dhe fitoren me të njëjta shifra për Bylisin.
Tomori – Bylis 0-2
Shënues: Hoxhaj 33’, Hyska 72’