AlbanianSport.com 17.01.2015 17:20
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës e ka mbyllur me një fitore të thellë, por thjesht statistikore, 11-0, ndaj San Marinos, pjesëmarrjen e saj në grupin D të Eliminatoreve të Evropianit të këtij sporti, që i zhvilloi ndeshjet në Moldavi. Dy skuadrat që kualifikohen më tej nga ky grup janë Franca dhe përfaqësuesja vendase, Moldavia.
Në takimin e zhvilluar sot ndaj modestëve të San Marinos, kuqezinjtë kanë shpërthyer në gola dhe Mejzini ka firmosur një 3-golësh, ndërsa nga dy gola kanë shënuar Hoxha, Kaca dhe Brahimi dhe nga një gol Halimi dhe Selmanaj. 4 golat e parë të ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, ndërsa 7 të tjerët në 20 minutat e dyta.
Pas kësaj fitoreje, Kombëtarja kuqezi ka shmangur vendin e fundit, duke lënë aty San Marinon dhe duke marrë vendin e 3-të, me 3 pikë, por me një golaverazh pozitiv prej 15 golash të shënuar dhe 9 të pësuar. Në dy ndeshjet e para, Shqipëria u mund 2-4 nga Moldavia dhe 2-5 nga Franca.
San Marino – Shqipëri 0-11
Shënues: Mejzini 3:18, 31:39, 37:58, Hoxha 5:32, 39:59, Kaca 17:48, 19:19, Halimi 24:47, Brahimi 28:21, 37:28, Selmanaj 38:11
Renditja përfundimtare
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Franca 3 3 0 0 14-5 9
- Moldovia 3 2 0 1 13-6 6
- Shqipëria 3 1 0 2 15-9 3
- San Marino 3 0 0 3 1-23 0