Gjergj Vyshka 17.01.2015 16:45
Tre ekipe të Taekuondosë shqiptare në sistemin “World” janë nisur drejt Selanikut të Greqisë, atje ku do të marrin pjesë në turneun e hapur ndërkombëtar në variantin G1.
Bëhet fjalë për Dinamon me trajner Elvis Vulka, Ortekun me trajnerin Julian Caca, si dhe Apoloninë.
Veprimtaria në fjalë është e atillë ku mblidhen dhe pikët kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Dhe në këtë veprimtari do të marrin pjesë plot 1400 sportistë nga 80 shtete të ndryshme të botës.
Taekuondistët e 3 klubeve shqiptare, aq më tepër që Dinamo prej vitesh dominon me të rriturit në këtë sport, shpresojnë në një paraqitje dinjitoze, pse jo dhe në marrjen e ndonjë medaljeje.