AlbanianSport.com 17.01.2015 13:15
ASNN – Besëlidhja duket se nuk ka të ngopur për lojtarët që po merr në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. E ka nisur ndeshjen e 7 shkurtit ndaj Tërbunit kryesues në grupin e Veriut me garën e marrjes së futbollistëve nga skuadra pukjane.
Sepse të enjten në mbrëmje ka bërë të vetin shkodranin Bekim Erkoçeviç, si dhe portierin Ibrahim Bejte. Madje me mbërritjen e këtij të fundit duket se njëri mes Demit e Rexhepit duhet të dalë jashtë 18-shes.
Por jo vetëm kaq, teksa deri më tani kanë bërë pesë afrime, të cilët janë Semina, Usumoviç, Manuka, Erkoçeviç dhe Bejte, Besëlidhja është në pritje dhe të serbit Kosta Bajiç.
E gjithë kjo skuadër sot ka të gjithë shansin e vet për të treguar përballë Partizanit se sa vlen realisht.