Klubet e kryeqytetit pa stadium… bredhin si çifutët nëpër shkretëtirë

Share Button

Stadiumi-Kombetar-Qemal-Stafa-punimet

AlbanianSport.com 17.01.2015 12:40

ASNN – Zhvillimi i miqësores së sotme midis Tiranës dhe Dinamos, që do të luhet në Fushën Sportive “Skënder Halili”, duke nisur nga ora 14:00, nxjerr edhe një herë në pah vështirësitë e terreneve sportive dhe mungesën e koordinimit përsa u përket punimeve në të dy stadiumet kryesore në kryeqytet. Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga rifillimi i kampionatit, te Tirana po mendojnë për stadiumin.

Bardheblutë janë në “ajër”, pasi është ende e paqartë se ku do të zhvillohet ndeshja e parë e kampionatit, ajo ndaj Apolonisë, që luhet vetëm më 24 janar. Punimet në dy stadiumet e kryeqytetit, përkatësisht në Kombëtarin “Qemal Stafa” dhe “Selman Stërmasi”, po vijojnë me ritme të shpjeta, megjithatë nuk ka ende garanci nëse do të jenë gati për javën e 19-të të Kategorisë Superiores.

Sikundër dihet, në stadiumin kombëtar po ndryshohet tapeti, por nga sa mësohet ai nuk do jetë gati dhe këtë e ka konfirmuar për AlbanianSport.com vetë Drejtori Eduard Prodani, i cili ka dhënë si afat përfundimi 10-ditëshin e parë apo gjysmën e shkurtit. Ndërsa për stadiumin tjetër, pra “Selman Stërmasi”, po punohet gjithashtu me intensitet të lartë dhe pritet që projekti të jetë gati në muajin shkurt.

Thënë ndryshe, Tirana duhet të sigurojë një shtëpi të përkohshme për takimet e para të vitit 2015, ndërsa më me fat duket se është Partizani, që dy ndeshjet e para të këtij vitit do t’i luajë në fushë të huaj. Në kushte të tilla, Tirana po shqyrton të gjitha opsionet se ku do të presin fillimisht fierakët. Nisur nga afërsia gjeografike, pritet që skuadra të migrojë drejt Elbasanit ose Durrësit, pra “Elbasan Arena” dhe “Niko Dovana”.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë konkrete dhe pritet që vetëm në javën e ardhshme klubi dhe federata të mendojnë seriozisht për këtë pjesë. Vlen të përmendet se edhe Dinamo mund ta vuajë këtë problem, pasi deri më tani është mjaftuar me Stadiumin “Selma Stërmasi” si shtëpinë e saj. Mbetet për t’u parë në 10 ditët e ardhshme sesi do ta zgjidhë FSHF-ja dhe klubet e kryeqytetit këtë problem.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh