Gjergj Vyshka 17.01.2015 09:45
Drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Taekuondosë në versionin ITF, Bujar Çaushi, ka lajmëruar se sot në mesditë, në mjediset e palestrës së “Ari Master Akademi”, që ndodhet në kryeqytet pranë Rrugës “Jordan Misja” do të zhvillohen zgjedhjet e komisioneve drejtuese të kësaj Federate.
Jo vetëm kaq, por do të ketë dhe gara mes sportistëve të vlefshme për të zgjedhur ekipin kombëtar që do të mund të marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare.
Taekuondoja shqiptare në versionin ITF është e ngarkuar në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare për vitin 2015, ndaj dhe tashmë gjithçka është në seleksionim e sipër.