AlbanianSport.com 16.01.2015 19:40
ASNN – Butrinti është në pritje të dy mbrojtësve nga Kategoria Superiore. Kështu ka shpjeguar dje faqja zyrtare në “Facebook”, KS Butrinti, ndërsa sipas ndihmës-trajnerit Kristaq Cipo këto dy futbollistë janë të domosdoshëm për skuadrën nisur kjo dhe nga largimet që sarandjotët kanë pasur në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Kështu janë larguar Malaj dhe Allmetaj, ndërsa Hepaj, i ardhur nga Veleçiku, duket se do të jetë një garanci për sulmin e Butrintit veçanërisht në ndeshjen ndaj Pogradecit kjo dhe për shkak të mungesës së Raboshtës dhe Mustafajit, kjo për shkak të kartonëve. Kështu Butrinti është në pritje të dy mbrojtësve nga Kategoria Superiore.