Hasi: Shqipërinë, mbase pas De Biazit. Kosovën? Pse jo?

Share Button

Besnik-Hasi-kampion-2014

AlbanianSport.com 16.01.2015 19:05

ASNN – “E di që shqiptarët donin që unë të drejtoja Kombëtaren, por nuk ishte momenti.” Kështu ka deklaruar ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi dhe tashmë trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi, i pyetur për mundësinë që një ditë ai të jetë trajneri i Shqipërisë apo dhe i Kosovës. Duke folur për edicionin e lajmeve “Sport News” të platformës së transmetimeve sportive me pagesë, “SuperSport”, ai ka theksuar se momenti do të jetë ndoshta pas De Biazit.

“Pse jo? – ka theksuar trajneri i Anderlehtit që një ditë më parë u shpall trajneri i vitit 2014 në Belgjikë. – Gjithnjë nëse do jenë kushtet, nuk ka arsye tani që të refuzoj, pasi kam fituar eksperiencën e duhur. Kur them “kushtet”, do të thotë nëse unë do jem i lirë, pra jo nën kontratë, pra, nëse Anderlehti nuk do më ndalojë ose nëse do të më kërkojë natyrisht Federata Shqiptare e Futbollit. Unë e kam thënë gjithnjë që një ditë do ta drejtoj Kombëtaren e Shqipërisë. Kjo është pak, por e sigurt.”

Para disa vitesh, kur luante me kuqezinjtë, pati deklaruar se nuk do të donte të ishte në kushtet që të zgjidhje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa tani e pranon se tani është shumë më ndryshe, pasi është vetëm trajner dhe jo lojtar. “Ka ndryshim të madh kur zbret në fushë dhe mbron ngjyrat e kombit tënd dhe kur je vetëm trajner”, – ka theksuar ai. A do të thotë se mund të drejtojë edhe Kosovën nëse ajo e thërret, është pyetur Hasi nga media në fjalë.

“Pse jo, por gjithnjë varet nga kushtet dhe rrethanat në të cilat do jem kur të më vijë një ofertë e tillë”, – ka shtuar kosovari. Përsa i përket Kombëtares shqiptare dhe shanseve të saj për të shkuar në Evropian, Hasi është përgjigjur: “E merrni me rezerva optimizmin tim, por unë them se me këtë skuadër, me këtë mënyrë loje që po bën trajneri Xhovani De Biazi, e kemi të sigurt vendin e tretë në grup. Sigurisht, nëse do vijojmë me të tilla paraqitje sikundër kemi bërë deri tani, mund të shkojmë edhe në vend të dytë.”

“Uroj vetëm që De Biazi ta ketë grupin e lojtarëve gjithnjë të gatshëm, pa dëmtime dhe pezullime, – ka vijuar trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi, duke vlerësuar në vijim edhe punën e italianit: “Ka qenë fantastik. Nuk është aspak e lehtë të ngresh një skuadër nga e para dhe për më tepër në një moment kritik, kur disa lojtarë u larguan dhe skuadra ishte përtokë moralisht. Ka merita të mëdha, sepse ka krijuar identitet. Shqipëria luan sot e barabartë dhe pa frikë ndaj cilitdo kundërshtar dhe kjo nuk është pak.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh