Gjergj Vyshka 26.09.2014 13:15
Të parët që prenë biletën në finalen e Kupës së Federatës ishin vendësit e Tiranës, pasi eliminuan Vllazninë me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Për t’u evidentuar është fakti se për të dy finalistët nuk ka qenë një fitore e lehtë në gjysmëfinale.
Tirana edhe pse kishte fituar dy setet e para 25-18 dhe 25-22 ndaj Vllaznisë, përsëri është dorëzuar në të tretin.
Shkodranët e Artan Kalasë, pavarësisht ankesave të vazhdueshme për mungesë të sallës stërvitore, apo dhe të goditur nga largimi i lojtarëve, kanë ditur të kundërpërgjigjen.
Kanë fituar setin e tretë 25-20. Por vetëm kaq. Tirana, edhe duke përdorur lojtarët e stolit, ia ka dalë të marrë setin e katërt dhe të gjithë ndeshjen, 3-1
Tirana – Vllaznia 3-1
(25-18, 25-22, 20-25, 25-22)
Tirana: G. Lundra, Xhija, A. Lundra, Ferhati, Pepaj, Xhabrahimi, Kola (L) / Rama, Ndoni, Sejati, Batalli. Trajner: A. Sako
Vllaznia: Çekini, Miloti, Qafarena, R. Kola (L), A. Qafarena, K. Kola, Taflaj / Daiku, Lloshi. Trajner: A. Kalaja
Gjyqtarë: F. Mujo, A. Shehu (Tiranë)